Aktualitet

Do udhëtoni drejt Italisë? Rregullat që duhet të dini para udhëtimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 29/04/22 |
Opi Nion

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e vendosura nga shteti italian  për të gjithë qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë.

Kështu bëhet me dije se deri në datën 31 maj 2022  lejohet udhëtimi i qytetarëve shqiptarë drejt Italisë për çfarëdo arsye mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.

Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.

 

 

Pas