Aktualitet

Nesër Kuvendi i PD, votohet për Këshillin Kombëtar, garon edhe Bleona Qereti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 29/04/22 |
Opi Nion

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat këtë të premte ka dhënë detaje për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ditën e nesërme.

Garo bëri me dije se verifikimi i kandidatëve do të kryhet në formë digjitale si në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Nesër do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, verifikimi do të bëhet në mënyrë elektronike si herën e kaluar, do të ketë shumë personalitete, diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja”, tha Garo.

Po ashtu Garo theksoi se Kuvendi Kombëtar ditën e nesërme do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, i cili do të votohet nesër në orën 14:00.

Në listën e kandidatëve për anëtarë në Këshill bie në sy edhe emri i këngëtares Bleona Qeretit por edhe i Bujar Kapexhiut, Renis Gjokës, Julian Dedës, Rubens Shimës, Rajmonda Bulkut, Rudina Hajdarit, Salvator Kaçajt, etj.

Lexoni: Lista e plotë e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD.

Pas