Aktualitet

Zëdhënësja e KE: Nuk kemi marrë ende një kërkesë për rikthimin e vizave


               Publikuar në : 14:29 - 17/04/19 |
b.f

Zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Bertaud ka thënë se ky institucion nuk ka marrë asnjë njoftim për pezullimin e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë. Duke komentuar vendimin e parlamentit holandez, Bertaud tha se për të rikthyer vizat duhet aktivizuar një mekanizëm, gjë që nuk është kërkuar nga asnjë shtet i Bashkimit Europian.

“Komisioni është vënë në dijeni për mocionin që ka kaluar parlamenti holandez, por ekziston një procedurë specifike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë prej shteteve anëtare që kërkojnë aktivizimin e mekanizmit për pezullimin e lëvizjes së lirë”, ka thënë Natasha Bertaud.

Edhe Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, tha në Parlament përpara votimit se cilido të ishte rezultati, nuk kishte ndër mend t’ia përcillte kërkesën Brukselit.

Sot, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca tha se vendimi final i takon Komisionit Europian, ndërsa shtoi se nuk është provuar se ka një lidhje mes shtimit të kriminalitetit në Holandë dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve./Opinion.al

Pas