Aktualitet

Zbuluam pabesinë e disa institucioneve/De Raho jep detaje për operacionin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 02/07/21 |
Opi Nion

Shefi i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ka folur ditën e sotme në një konferencë për mediat për bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve italiane që kanë konkluduar dhe operacioni e sotëm të koduar “Shpirti”.

Prokurori Kombëtar të Antimafias në Itali, z.Federico Cafiero De Raho vlerësoi rolin e Arben Krajës në krye të SPAK për të luftuar trafikun e drogës, teksa theksoi se sot u arrit një objektiv madhor.

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë është intensiv, i ngushtë dhe konstant për të luftuar krimin e organizuar. Është thelbësore që njerëzit duhet të kenë besim tek strukturat që u është besuar kjo detyrë delikate

Sot është arritja e objektivit që së bashku arrijmë të zbulojmë  për fat të keq dhe pabesinë e disa institucioneve për të cilat vendet tona duhet të kenë një vëmendje të madhe. Prokuroria e Barit po bën një sërë hetimesh me prokurorinë speciale të Tiranës dhe kjo na lejon të vijojmë me besim më të madh dhe mbi të gjitha për sigurinë që organizatat kriminale do të gjejnë një mur të pakalueshëm që do të pengojë ata në të dy shtetet” tha de Raho./Opinion.al

Pas