Aktualitet

Zbulohet trafiku i emigrantëve, arrestohen tre persona në Korçë


               Publikuar në : 19:17 - 21/02/20 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se dhe një person tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit janë të Mirela Dvorani, 46 vjeçe, Nevruz Demirllari, 62 vjeç dhe  Vasjan Dvorani,, 25 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, 59 vjeçari Nazar Dvorani i shpallur në kërkim, bashkëshorti i 46-vjeçares rezulton se është i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

46-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli, akomodonin shtetas të huaj dhe më pas me bashkëpunëtorin e dyshuar të tyre, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi.

Djali i saj me mjetin tip “BMW-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”./ Opinion.al

Pas