Bota

Napoli, shkatërrohet “shtëpia” e Gomorrah


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 21/02/20 |
el ida

Disa prej blloqeve të apartamenteve më të njohura të Napolit, të lidhura me grupet kamorriste të zonës do të shkatërrohen brenda kësaj fundjave.

Tre prej kullave u shembën thuajse 20 vite më parë, ndërsa autoritetet kanë vendosur të shkatërrojnë edhe tre blloqe të tjerë.

E gjithë zona me pallate që kanë shërbyer dikur si bazë e shitjes së drogës dhe janë përdorur edhe gjatë xhirimeve të serialit të famshëm “Gomorrah”, do t’i nënshtrohet rigjenerimit urban, me parqe, shkolla, dhe shtëpi për familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Pallatet e ndërtuar në vitet 1960-70, ishin shndërruar në simbol të varfërisë dhe dhunës në jugun e pazhvilluar të Italisë, ndërsa korridoret e ngushtë ishin dikur “fushëbeteja” e klaneve kriminale./Opinion.al

Pas