Aktualitet

U kap duke transportuar drogë, shkarkohet nga detyra doganieri


               Publikuar në : 19:53 - 21/02/20 |
Opi Nion

Është shkarkuar nga detyra  doganieri që u kap me lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës.

Arten Ibrahimi nga Përmeti po udhëtonte drejt Greqisë me rreth 30 pako lëndë narkotike dhe armë zjarri. Shkarkimi i Ibrahimit është bërë nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

“Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë“-thuhet në njoftim.

Lënda narkotike u gjet pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe  qenin antidrogë, i cili ka zbuluar se në pjesën e bagazhit  të automjetit në një vend të posaçëm ishin fshehur 34.55 canabis sativa. Veç Arten Ibrahimit, me të u arrestua dhe një shtetas tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende./ Opinion.al

Pas