Politikë

“Edhe jetën e jap për ju”, Meta-komentuesit: Më 2 mars të gjithë kuqezi


               Publikuar në : 20:47 - 21/02/20 |
Opi Nion

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë sjellë përplasje të ashpër mes Presidencës dhe Qeverisë. Presidenti Ilir Meta ka deklaruar më herët se shqiptarët duhet të mblidhen më 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën, e cila sipas tij, po shkelet qëllimisht nga mazhoranca.

Ndërkohë, Meta i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale. Komentuesi i kërkon Presidentit të mos tërhiqet pasi edhe jetën e jep për të. Ndërsa Kreu i Shtetit i përgjigjet se e di që bën shaka por se e pret më 2 mars me qetësi dhe dashur për besëlidhje.

Komentuesi: President mos na zhgënje, mos u tërhiq se edhe jetën e jap për Ju!

Ilir Meta: I dashur Anton! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 Mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!/ Opinion.al

Pas