Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet strategjia e BE për Ballkanin/ Ju prisni një Mirëseardhje? Këtu keni një kovë me ujë të ftohtë!

2018/02/06 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet strategjia e BE për Ballkanin/ Ju prisni një Mirëseardhje? Këtu keni një kovë me ujë të ftohtë!

Prishtine

Ju prisni një Mirëseardhje? Këtu keni një kovë me ujë të ftohtë! Kështu e nis shkrimin e saj Politico.Eu e cila ka siguruar pjesë nga strategjia për Ballkanin Perendimor që do të paraqitet sot në Bruksel.


Më poshtë shkrimi i plotë

Strategjia e re e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor paraqet mundësinë që dy vende nga rajoni, Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë potencialisht të gatshëm për t’u bashkuar me BE deri në vitin 2025. Ajo gjithashtu ofron mbështetje më të madhe për katër anëtarët e tjerë të mundshëm nga rajoni që u përfshinë në luftëra në vitet 1990.

Por kjo strategjia ua bën të qartë politikanëve të gjashtë vendeve: Shqipërisë, Bosnje- Herzegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – se ata do të duhet të marrin me shumë seriozitet vendosjen e sundimit të ligjit, heqjen e korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar , zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike.

“Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Kjo është një zgjedhje e gjeneratës, e bazuar në vlerat themelore, të cilat çdo vend duhet të përqafojnë më aktivisht, nga politikat e tyre të huaja dhe rajonale deri në atë që fëmijët mësojnë në shkollë “, thotë strategjia e re, e siguruar nga “POLITICO” përpara miratimit nga Komisioni Europian ditën e martë.
Strategjia shërben si një udhërrëfyes, pasi Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker shtatorin e kaluar sinjalizoi një hapje të BE në fjalimin e tij para shteteve anëtare. Juncker dhe udhëheqësit e tjerë të BE kanë një angazhim të ri për Ballkanin Perëndimor për shkak të shqetësimit rreth rritjes së ndikimit rus, kinez dhe turk. Kriza e refugjatëve e vitit 2015, në të cilën qindra mijëra emigrantë dolën në Evropën Perëndimore përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor, diktuan rëndësinë për stabilitet në rajon.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësisë për të lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivoke të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Ata do të duhet të veprojnë me vendosmëri “, thotë strategjia, që do të zbulohet nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin.
Si pjesë e shtytjes së re, Juncker do të vizitojë Ballkanin Perëndimor për një javë në fund të këtij muaji, duke filluar në Shkup më 25 shkurt, tha një diplomat i BE-së.

/Në shqip: Opinion.al

Në tabele: Popujt e Ballkanit që mbështesin më së shumti aderimin në BE, shprehur në perqindje: Me blu “pro”, me te kuqe “kundra”, me gri “te painteresuar”.

 

 

Etiketa: bePolitico.EuStrategjia per Ballkanin Perendimor


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Ja si u justifikua largimi i Haxhinastos nga Ministria e Transporteve

Hetimet për ‘Tiranë-Elbasan’/ Flet Haxhinasto: Prokuroria të më verifikojë! Nëse po përdoret politikisht do përgjigjem rreptë

Shenjat e horoskopit që nuk i kontrollojnë dot nervat, mos i dilni përpara kur janë të acaruar

Shenjat e horoskopit që nuk i kontrollojnë dot nervat, mos i dilni përpara kur janë të acaruar

Mesfushorit të Liverpulit i ikën truri në fushë, kap prej fyti kundërshtarin

Mesfushorit të Liverpulit i ikën truri në fushë, kap prej fyti kundërshtarin
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}