Kronikë

Zbulohet “shtëpi bari” në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 10/11/22 |
Opi Nion

Dy ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, janë zbuluar nga Policia e Krujës  si rezultat i një operacioni policor të koduar “Derveni”.

Në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike.

Sipas policisë, në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Pas