Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet rrëfimi i mësuesit të akuzuar për abuzim seksual me nxënësen e mitur: ja cfarë tha në gjykatë

2017/05/14 at 8:23 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet rrëfimi i mësuesit të akuzuar për abuzim seksual me nxënësen e mitur: ja cfarë tha në gjykatë

Gjykata e Tiranës vendosi të izolojë në paraburgim 64­ vjeçarin Hasan Martani, i dyshuar për ngacmim seksual të një prej nxënëseve të tij në shkollën 9­ vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar. Mësuesi i prangosur, pas denoncimit të një prej nxënëseve të klasës së shtatë, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, i dyshuari ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke i cilësuar si të pavërteta.


Ndryshe ka pretenduar prokurori në sallën e gjyqit, sipas të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se i dyshuari mund të ketë kryer veprën penale. Një nga këto prova kanë qenë edhe komunikimet elektronike, mesazhe të shkëmbyera në rrjetin “Facebook”.

Ndërkohë, burime pranë organit të akuzës pohuan për “Panorama”­ se hetimi i rastit do të përqendrohet në komunikimet elektronike që dyshohet të ketë pasur mes kallë­ zueses 14­-vjeçare dhe mësuesit të saj. Kjo për faktin se e mitura në deklarimet e dhëna në praninë e psikologes, ka rrëfyer se në lidhje me ngacmimet nga ana e 64­ vjeçarit nuk ka pasur dijeni askush tjetër përveç nënës së saj.

Burime brenda seancës pohuan se i dyshuari është çuar i revoltuar nga karrigia ku ishte ulur, teksa ka dëgjuar aktakuzën e prokurorisë. “A jeni në terezi more?! Ç’janë këto trillime? Janë të gjitha trillime”, mësohet të jetë shprehur ai. Më tej, gjatë shpjegimeve të dhëna, ai ka mohuar me forcë akuzën, duke thënë se nuk kishte kryer asnjë vepër penale.

“Nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe asnjë paligjshmëri gjatë gjithë jetës sime dhe jo më atë që pretendohet këtu. Nuk kam abuzuar me askënd. Jam arrestuar me pa të drejtë”, cituan burimet të dyshuarin.

Në të njëjtën linjë, avokatët mbrojtës të tij kanë kërkuar lirimin e mësuesit nga paraburgimi, pasi, sipas tyre, fakti penal nuk ekziston. “I përfaqësuari prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, janë shprehur mbrojtësit. Në lidhje me shkëmbimin e mesazheve në rrjetin social “Facebook”, mbrojtësit kanë pretenduar se komunikimi është keqpërdorur nga nëna e kallëzueses. Sipas mbrojtësve, ka qenë një rastësi e dy adresave me të njëjtin emër dhe se 64­ vjeçari ka perceptuar se ka qenë duke folur me një person tjetër dhe jo me të miturën.

DENONCIMI

Mësuesi i lëndës së matematikës në shkollën 9­vjeçare “Mustafa Lleshi” u arrestua mesditën e së martës në ambientet e kësaj shkolle, pas dyshimeve se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur. Ndalimi i tij nga punonjësit e Komisariatit të Policisë nr. 6 është bërë pas një denoncimi të paraqitur në këtë komisariat nga ana e një prej nxënëseve të tij 14­vjeçare. Nën shoqërinë e nënës së saj dhe të një psikologeje, e mitura ka rrëfyer disa episode ku, sipas saj, ishte ndjerë e ngacmuar nga ana e mësuesit Hasan Martani. Bashkëngjitur kallëzimit e mitura ka paraqitur edhe disa mesazhe që mësuesi ia kishte dërguar në “Facebook”. Mesazhet e fundit ishin përgjigje e një mesazhi të dërguar nga vetë e mitura, e udhëzuar nga nëna e saj, për ta paraqitur më pas si provë në polici. / Panorama

mesuese 1

Etiketa: abuzimie mituragjykatemesuesi


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Kush ja veshi Tiranës sixhaden e Shëngjergjit?

Kush ja veshi Tiranës sixhaden e Shëngjergjit?

Bllokohet autostrada, katër makina përfshihen në aksident

Bllokohet autostrada, katër makina përfshihen në aksident

Video e rralle/ Krijesa misterioze 15 m e gjatë shfaqet në ujë, shkencëtarët në alarm

Video e rralle/ Krijesa misterioze 15 m e gjatë shfaqet në ujë, shkencëtarët në alarm
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}