Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dëshmia e oficerit grek: Shqiptarët janë kokat e bandës, si ramë në gjurmë të tyre

2017/11/28 at 10:07 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet dëshmia e oficerit grek: Shqiptarët janë kokat e bandës, si ramë në gjurmë të tyre

Media greke po i jep shumë rëndësi kapjes së 1.6 ton kanabis që vinte nga Shqipëria si dhe goditjes së grupit që po trafikonte drogën. Sot media greke ka zbuluar një dëshmi të një oficeri grek ku ka treguar të gjithë funksionimin e grupit që trafikonte drogë.


 Dëshmia e plotë e oficerit grek:

“Jam oficer policie i anti-drogës së Rojës Bregdetare. Në fillim të gushtit 2017 më erdhi informacioni për këtë grup kriminal. “Rezultoi se përdoruesi i numrit … S. K, banues ne Glifadha, biznesmen dhe përfaqësues i ligjshëm i kompanisë X birrari-restorant në Mykono.

Gjatë hetimit të çështjes rezultoi se autoritetet italiane sekuestruan 2261.50 cannabis sativa një skaf të shpejtësisë së larte të quajtur TATAMITA, në 04.08.2017 në ujerat italiane e shoqëruar me arrestime. Ky skaf është i regjistruar në BEMS të rojës bregdetare në pronësi të kompanisë X në pronësi të S. K (drejtues).

Kjo gomone në qershor 2017 ishte parë në rrugën Athinë-Korinth duke u transportuar me një mjet drejt një magazinë në zonës e Aspropirgos, me mbishkrimin “ΑΝΥΨΩΣΕΙΣ Γ… Α…” në rrugën X. Më pas ajo është parë të transportohet nga porti i Killinit drejt parkingut të skafeve të Dh.L në Amaliada, Ilia.

Sipas të dhënave, kjo gomone kishte pësuar defekt dhe pasi u rregullua midis 31/07/2017 dhe 01/08/2017, gomonia vazhdoi me trafikimin e drogës siç rezultoi me vone me sekuestrimin e 2261.50 kg kanabis në 04/08/2017 nga autoritetet italiane. Rezultoi se S. K, pasditen e 31/07/2017 u nis nga Athina dhe në mesnate arriti në Ilia, kohë gjatë së cilës nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjëherë u kthye në Athinë të nesërmen në mëngjes.

Pas pak ditësh erdhi një avokat dhe tha që interesohet pronari për mjetin. Mjeti rezultoi sipas dokumenteve në pronësi të shtetasit S. K. Kjo gomone e cila ka vlerë të madhe monetare edhe sot është e sekuestruar, pasi pronari nuk ka ardhur ta marrë me dokumente ligjore. Skafi “ΜΠΙΑΝΚΑ”, e gjatë 9 metra, me dy motorë me fuqi të madhe, u gjet e braktisur për shkak të një defekti në mars 2015 në Karavostasi, Perdika të Gumenicës.

Brenda në mjet u gjetën dy shqiptarë; E. L dhe G. G., të cilët nuk vërtetonin dot pronësinë dhe gomonia u sekuestrua. Gomonia “ΜΠΙΑΝΚΑ” është e njëjtë me “ΣΙ ΦΑΙΤΕΡ ΟΥΑΝ” për të cilën ishte deklaruar se u shkatërruar nga zjarri dhe është në pronësi të kompanisë së M.T. Gomonia “ΓΚΟΥΙΝΕΒΕΡΕ” i përket të njëjtës kompani. Sipas të dhënave ajo ruhet në parkingun e shtetasit Dh.L në Porto Rafti.

Në parkingun e Dh.L., fshihet dhe një gomone me tre motorë me fuqi të madhe që përdorët për trafik droge drejt Greqisë dhe Italisë. Përdorues i saj është shtetasi me inicialet S.K., që vepron nën urdhrat e shtetasve shqiptare.

Një tjetër gomone me të dhëna të paidentifikuara, me 4 motorë të fuqisë së lartë, ruhet në Kalivia, Thoriku, me emrin “Delfini” në pronësi të shtetasit bullgar me inicialet S.Y. Kjo gomone fshihet ne një vend të ndërtuar enkas për të mos rënë në sy ndërsa mjetet e tjera janë të dukshme me sy. Urdhrat për kontrollin dhe kryerjen e shërbimeve në gomone jepen nga shtetas shqiptarë, të cilët kontrollojë grupin e trafikimit të drogës

Gomonia me 4 dhe me 3 motorë përdoren nga grupi për trafik të paligjshëm dhe pjesëtarët e grupit sigurohen që ato të kenë servisin me të mirë me pjesët më të mira që të ecin shpejtë për t’i bërë ballë ndjekjes së policisë.

Gomonet dalin nga parkingu në Porto Rafti, në plazhin e Lagonisit natën vonë ose shpejt në mëngjes. Bëjnë xhiron e Peloponezit duke shmangun Isthmon e Korinthit për të mos rënë në sy, pastaj lëvizin në veri duke lundruar në Ion me destinacion përfundimtar Shqipërinë ku ngarkojnë drogën. Nisen prej andej me destinacion Turqinë, Italinë dhe Greqinë.

Gjate bisedave telefonike del roli i A. M si zv/drejtues i grupit. Ne 24/11/2017 ora 05.30 nxirret gomonia e tipit FOST nga parkingu ne Porto Rafti dhe ne 6 hidhet ne det ne Agia Marina, Porto Rafti. Gomonia me 3 skafiste niset për drejtim te paditur. Zbulohet nga shërbimet tona në orën 03.15 te dates 25/11/2017 ne ngushticën Korfuz-Shqipëri me drejtim drejt Shqipërisë. Nisi ndjekja dhe u kap në veri te Keas. 3 drejtuesit u arrestuan dhe u sekuestruan 160 pako me 1586.7 kg drogë”, thuhet në dëshminë e policit të Rojës Bregdetare Greke.

Burimi: Panorama

 

Etiketa: kokat e bandesoficeri grekshqiptaretzbardhet deshmia


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Foto/ Rama në pritjen e presidentit me Lindën, Meta shoqërohet nga Era

Foto/ Rama në pritjen e presidentit me Lindën, Meta shoqërohet nga Era

Ja çfarë tha drejtori i Policisë së Tiranës për plagosjen e efektivit tek ish-parku i autobusëve

Ja çfarë tha drejtori i Policisë së Tiranës për plagosjen e efektivit tek ish-parku i autobusëve

Video Opinion/ “Toto Riina, historia e mafiozit më të famshëm”

Video Opinion/ "Toto Riina, historia e mafiozit më të famshëm"
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}