Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen mesazhet/ Lavdrim Muhaxheri u kthye i plagosur nga Siria

2016/01/15 at 4:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Zbardhen mesazhet/ Lavdrim Muhaxheri u kthye i plagosur nga Siria

Në maj të vitit 2013, një vit pasi kishte shkelur për herë të parë tokën siriane, xhihadisti Lavdrim Muhaxheri, ishte kthyer me plagë në trup në Kosovë. Ndonëse ishte i plagosur, kthimin e tij disamujor në vendlindje, Muhaxheri përveç se për t’i shëruar plagët, e shfrytëzoi edhe për t’i bindur bashkëvendësit e tjerë që t’i bashkohen luftës së tij në ISIS.


Për ta përmbushur misionin e tij, terroristi më i njohur shqiptar ishte ndihmuar nga mësuesi i tij Zekria Qazimi dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Ilir Berisha.

Gazeta Express sjell serinë e dytë të mesazheve të shkëmbyera mes këtij grupi, që organizonte dhe rekrutonte kosovarë për t’u bashkuar në ISIS.

“Sheik” e konsideronin imamin e xhamisë “El Kuddus” të Gjilanit, Zekria Qazimin. E vendi ku më së shpeshti takoheshin ishte kafeneja “Titanik” dhe shoqata “Rinia Islame” në Kaçanik.

Nga aty, Lavdrim Muhaxheri, i cili ishte kthyer për pak kohë nga Siria bënte plane dhe rekrutonte vullnetarë të ri që më vonë do t’i bashkoheshin luftës në token ‘e premtuar’ të Shamit. Plagët e marra gjatë luftimit në Siri, që i kishte në trupin e tij, nuk e ndalen atë për asnjë moment që të bëjë thirrje që shembullin e tij ta ndjekin edhe të rijnë tjerë mysliman nga Kosova.

Këto punë, nxënësi i dalluar i “Sheikut” Qazimi, vazhdimisht i kryente me bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe më të besueshëm të imamit, Ilir Berishën. Por fjalën e fundit për gjithçka e jepte Ridvan Haqifi si udhëheqës i shqiptareve në ISIS.

“Selam alejkum vlla sod ka ligjerat mas akshamit te shoqata jone ne kaqanik, hoxhallar do te jene Zerkrija Qazimi dhe hoxha-hafezi i Shqiperis Xhezahiri nëse mundesh hajde sod vlla edhe rrijm”, ishte njoftimi që Ilir Berisha e shpërndante për t’i grumbulluar të rinjtë në shoqatën “Rinia Islame – Kaçanik” që të dëgjonin ligjëratat e hoxhës Zekria Qazimi.

Berisha, aso kohe ishte zëvendës-Emir i organizatës (Emir ishte Lavdrimi). Pasi aty nuk kishte drejtor, por përdorej “Emir” – term në shtetet islame për të ngjashmit e mbretërve.

Misioni i Muhaxherit, për të cilin e kishte braktisur për disa muaj ISIS’in, u përmbush. Ai përveç se u shërua plotësisht, pak kohë pasi u rikthye në territorin e luftës në Lindjen e Mesme, në tetor të 2013’ës, priti edhe pesë persona të tjerë, të cilët do t’iu bashkoheshin grupeve terroriste. Disa prej tyre përfunduan të vrarë atje.

”Selam alejkum o berish a je majr ej un mrina shum mir eselam vllaznive e nimi allahu ju rujt”, i shkruan Lavdrim Muhaxheri, Ilir Berishës, me të mbërritur në Siri (07/07/2013).

Muhaxheri dyshohet se rrugën e kthimit në ISIS e bëri përmes Shqipërisë, ndryshe prej atyre që shkonin për herë të parë e që niseshin përmes Maqedonisë në Stamboll e nga aty përfundonin në Siri.

Grupit që mori rrugën për në Siri i printe  vetë Ilir Berisha, njeri më i besueshëm i Lavdrim Muhaxherit dhe Zeqirja Qazimit . E pjesë e këtij udhëtimi ishte edhe dhëndëri i imamit Zekria Qazimi, Ardian Nushi nga Peja, që po ashtu përfundoi i vrarë në Siri.

“Vlla jan 5 veta, nr e ebu Ridvanit e kam a je tu than per qeta, kallxom kur me thir turkin, prej cilit vend me thir a te vij smst ne ipko a?”, i shkruan Ilir Berisha, me 04.10.2013, Lavdrim Muhaxherit për tu siguruar se informatën për nisjen e tij me katër personat tjerë e ka marrë edhe lideri i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi.

“Alejkum selam vlla, nesr nisen vllaznis prej ktu ne Ora 11 e 45, biletat I kan deri ne Hatay me ardh me ballan, kallxom ku i pret ai a i prit ngat aeroportit a ku lajmrom ne net ose me SMS”, i shkruan sërish Ilir Berisha nga Kosova, Lavdrim Muhaxherit në Siri, më 4 tetor 2013, pak para nisjes drejt ‘tokës së Shamit’.

Por ai, nuk tregonte se edhe vetë ishte pjesë e këtij grupi që kishte marrë rrugë për te Muhaxheri.

“O vlla jena tu hyp ballan Allahi te rujt du shum”, Ilir Berisha e lajmëron të nesërmen Jetmir Kyqykun.

Që të dy, aktualisht janë duke u përballur me drejtësinë në vend për dyshimet se kanë marrë pjesë, nxitur dhe rekrutuar terroristë nga Kosova drejtë Sirisë. Në të njëjtin grup po gjykohet edhe imami Zekria Qazimi, si koka e tyre, për organizim, rekrutim, financim dhe propagandë për të rinjtë, të cilët nga Kosova iu janë bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

“O vllaa elhamdulila qe keni hypp inshAllah edhe keni mrri mir…”, ia kthen Jetmir Kyqyku.
Por, udhëtimi i Ilir Berishës për në ISIS ishte ndërprerë në Turqi nga autoritetet e atjeshme në aeroportin e Stambollit. Katër të tjerët vazhduan rrugëtimin.

 “O vllaa jetmiri jam ato mrrin 21:55 aty ne hatai e le te del dikush mi prit. Kthe sms ose thirremm selam alejkum” është mesazhi tjetër njoftues që  e pranon Lavrim Muhaxheri nga Jetmir Kyqyku (05/10.2013). Ky i fundit kishte rol të veçantë për ta mbajtur të informuar terroristin shqiptar rreth udhëtimit të Ilir Berishës dhe personave tjerë që kishin destinacion Sirinë.

Kosovarët që niseshin për ISIS, priteshin nga një shtetas turk në qytetin Hatay, i cili ndodhet në kufi të Turqisë me Sirinë. Edhe Shtetasi turk ishte njëri i besueshëm e Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit.

Prej Hatay, bashkë me turkun, kosovarët kalonin ilegalisht kufirin dhe bashkoheshin me luftëtarët e tjerë shqiptarë në Siri, që pastaj sistemoheshin dhe udhëheqshin nga  Ridvan Haqifi dhe Lavdrim Muhaxheri.

Lavdrim Muhaxhiri dhe terroristet tjerë të këtij grupi që kishin përfunduar në Siri, edhe atje i përdornin shumicën e kohës numrat e Kosovës. E kur mbesnin pa mbushje, ishin imami Zekria Qazimi dhe Ilir Berisha nga Kosova ata që u dërgonin kredi.

Pa u mbush një muaj kur ky grup i’u bashkua ISIS’it, të njëjtën rrugë e mori edhe kosovari tjetër, Fitim Dema. Por, nëse Dema me të vërtetë donte ta merrte këtë rrugë, dyshime kishte pasur Ilir Berisha, edhe pse vetë ishte përkujdesur që t’ia siguronte atij pasaportën dhe vizën.

Megjithatë, rekrutimi nuk kishte përfunduar me Fitim Demën. Pas tij, të njëjtën rrugë, në fillim të nëntorit 2013, e ndjekën Kujtim Bllaca nga Ribari i Madh (Lipjan) i njohur si Ubejdi, Blerim Syla nga Gjilani dhe Leonis Frangu nga Vitia. Sërish Ilir Berisha ishte ai që u përkujdes që gjithçka të shkonte mbarë, duke ua paguar edhe biletat e tyre.

“Ora 11 e 45 bahet nisja dy ore perpara aty mu kan” e lajmëron Berisha për nisje Kujtim Bllacën.

S.a ubejdi jam jena ne aeroplan te hatajit qysh e ka emrin aj vllau qe na pret edhe a ka dal”, e pyetet Kujtim Bllaca me SMS Ilir Berishën (03/11/2013).

Zekirja Qazimi, Ilir Berisha, Kujtim Bllaca, Blerim Syla, Fitim Dema, Jetmir Kyqyku dhe 29 persona tjerë, në vitin 2014 u arrestuan derisa  më 7 maj 2015 Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre për organizim dhe pjesëmarrje, nxitje dhe rekrutim në terrorizëm. Në aktakuzën ndaj tyre përmendet se ata luftuan bashkë me Lavdrim Muhaxherin në Siri.

Me drejtësinë Kosovare po përballët edhe imami Zekria Qazimi, si njeriu kryesor i këtij grupi rekrutues. Imami i qytetit të Gjilanit llogaritet se ka dërguar dhjetëra të rinj në “tokën e Shamit”. Dëshmi për këto kishte sjellë, javë më parë, edhe Gazeta Express duke publikuar mesazhet telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri.

Ndërsa, fati dhe vendndodhja e Lavdrim Muhaxhirit tash e sa kohë mbetet i paqartë. Mediat ndërkombëtarë, disa herë, e shpallen të vrarë në vijën e frontit të ISIS’it, derisa në vend, Policia e Kosovës, në dhjetor, kishte kryer një operacion të madh kërkimi të tij në Kaçanik e përreth, pasi shërbimet inteligjente në vend kishin dyshime se terroristi kosovar kishte hyrë brenda territorit të Kosovës. /GazetaExpress/



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Qeveria e Kosovës shpall 2016, vitin e Nënë Terezës

Qeveria e Kosovës shpall 2016, vitin e Nënë Terezës

I biri 8 vjeç foli për ISIS në shkollë, Italia dëbon familjen shqiptare

I biri 8 vjeç foli për ISIS në shkollë, Italia dëbon familjen shqiptare

Lirohet Albin Kurti, gjykata ndryshon masën e sigurisë

Lirohet Albin Kurti, gjykata ndryshon masën e sigurisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}