Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen argumentat pse ra akuza e pastrimit të parave ndaj Lulzim Bashës

2019/11/09 at 7:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen argumentat pse ra akuza e pastrimit të parave ndaj Lulzim Bashës

Dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako vendosën që dosja penale ndaj shefit të opozitës, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike, të shkojë për gjykim vetëm me akuzat e falsifikimit të formularëve duke rrëzuar kështu akuzën tjetër për pastrim parash. Kjo solli një përplasje mes grupit të tre prokurorëve që hetojnë çështjen pasi njëri prej tyre, Kol Hysenaj, nuk ka pranuar të firmosë mbylljen e hetimeve.

Rrëzimin e akuzës së pastrimit të parave, Lulzim Basha e cilësoi si rënie të gënjeshtrës së sajuar nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë prokurorët e kanë argumentuar pushimin e kësaj akuze. Sipas News 24 që ka zbardhur dosjen, prokurorët argumentojnë së pari “se për të qenë përpara veprës penale të pastrimit të parave, duhet që një person të ketë kryer një vepër penale, nga e cila siguron të ardhura, të cilat më pas i vë në qarkullim, duke fshehur të ardhurat që burojnë nga krimi. Në kushtet kur nuk ka vepër penale, prej nga të rrjedhin të ardhura, prokurorët thonë se nuk qëndron vepra e pastrimit të parave”

Argumenti i dytë i tyre është se duke ngritur këtë akuzë mund të bëheshin pengesë për marrjen e dëshmisë së lobistit Nik Muzin.

“Nga korrespondenca e bërë me autoritetet e ndjekjes penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rezulton se  shtetasi amerikan Nikolas Muzin ka vendosur që të flasë për këtë çështjes penale, pra lobimin e kryer. Autoritetet amerikane i kanë dhënë garanci se nuk do të ndiqet penalisht ky shtetas në rast se jep deklarime për të zbardhur ngjarjen. Prokuroria amerikan ka komunikuar me prokurorinë ku përcjell kërkesën e Nikolas Muzin, për të mos patur përgjegjësi penale në territorin e republikës së Shqipërisë në këmbim të dhënies së dëshmisë së tij me çështjen objekt hetimi me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes” shkruhet në dosje.

Një argument tjetër që prokurorët përdorin është se “pagesat e kryera për të bërë takime dhe foto me zyrtarë të rëndësishëm të shtetit amerikan, janë një produkt, që nuk gjenerojnë të ardhura që rrjedhin nga vepra penale.” /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Para
“Pritet revolucion”, ish-presidenti i klubit italian në krye të Dinamos

"Pritet revolucion", ish-presidenti i klubit italian në krye të Dinamos

VIDEO/ Barella ngjit Interin në krye, sytë nga Milani për të ndalur Juven

VIDEO/ Barella ngjit Interin në krye, sytë nga Milani për të ndalur Juven

Raporti paraprak i Venecias, Presidenca: Meta ka mbrojtur Kushtetutën

Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, reagon Presidenca

TE FUNDIT

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com