Sport

“Pritet revolucion”, ish-presidenti i klubit italian në krye të Dinamos


               Publikuar në : 20:12 - 09/11/19 |
Al Do

Klubi i futbollit të Dinamos ka njoftuar sot se administrimi i ka kaluar një grupi italian me në krye Marco Pontrellin.

Në një postim në Facebook, Dinamo shkruan se klubi është në duart e administratorit Marco Pontrelli nga mbrëmja e sotme dhe se një revolucion pritet të ndodhë.

Marco Pontrelli është një sipërmarrës italian i cili ka drejtuar më parë klubin e Triestinës.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet  e investimit që do të bëhet për klubin e Dinamos të cilët tashmë janë në vend të fundit në Kategorinë e Parë të Kampionatit Shqiptar të futbollit me një pikë nga 8 ndeshje të luajtura. /Opinion.al

Pas