Sport

VIDEO/ Barella ngjit Interin në krye, sytë nga Milani për të ndalur Juven


               Publikuar në : 20:30 - 09/11/19 |
Al Do

Një goditje e bukur nga jashtë zone e Nicolo Barellas ka mbajtur Interin në garë për vendin e parë të Serie A. Zi-kaltrit arritë të përmbysnin rezultatin në ndeshjen kundër Veronës dhe mbajnë tashmë vendin e parë duke pritur mbrëmjen e së dielës për ndeshjen e Juventusit me Milanin.

Në ‘San Siro’ dominoi Interi por Verona ishte e para që kaloi në avantazh me anë të Verro nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë ekipi i Contes shtoi presionin dhe arriti të barazonte me Vecino pas një goditjeje me kokë në minutën e 65.

Megjithatë Verona u rreshtua mirë në mbrojtje dhe atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Barella zgjidhi ndeshjen me një goditje fantastike të harkuar në cepin e majtë të portës. /Opinion.al

Pas