Aktualitet

Xhaçka takon Kuleban: Do bëjmë gjithçka që të ndihmojmë në ndalimin e luftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 14/05/22 |
Opi Nion

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë qëndrimit në Berlin është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Përmes një postim në “Twitter”, Ministrja thotë se ndau me homologun ukrainas të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane.

Më tej ajo thotë se Shqipëria do të bëjë gjithçka që mundet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë.

“Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane.

E sigurova për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën. Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës”-shkruan Xhaçka.

Pas