Kryesore

Vuçiç takim online me Ramën dhe Kovacevskin, detaje nga ajo çfarë u diskutua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 27/04/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje rreth një komunikimi që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski përmes një video-thirrjeje.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, Vuçiç ka informuar se takimi i ardhshëm mes tyre do të jetë në Ohër në muajin Qershor, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit.

Mësohet se takimi është bërë si pjesë e nismës “Open Balkan”.

Sot fola përmes video call me kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ne kemi rënë dakord të mbajmë një panair të turizmit, verës dhe specialiteteve të kuzhinës nga rajoni në Beograd si pjesë e nismës #OpenBalkan në fillim të shtatorit.

Kemi planifikuar edhe një takim në Ohër në qershor, ku do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike për të mirën e popujve tanë!”,-shkruan Vuçiç në “Instagram”./Opinion.al

Pas