Bota

Rusia sanksionon 287 anëtarët e Parlamentit britanik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 27/04/22 |
Opi Nion

Rusia ka sanksionuar 287 anëtarë të Parlamentit britanik, duke përfshirë shefin e shtabit të Downing Street, Steve Barclay dhe kryetaren e Dhomës së Komuneve Lindsay Hoyle, njoftoi të mërkurën Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Masa hakmarrëse i ndalon politikanët të hyjnë në Rusi dhe vjen si përgjigje ndaj sanksionimit të 386 ligjvënësve rusë nga Britania e Madhe më 11 mars.

CNN shkruan se pjesë e listës së sanksioneve nga Moska janë ligjvënësit e Partisë Konservatore dhe ato të Partisë Laburiste.

“Këta persona, të cilët nuk lejohen më të hyjnë në Federatën Ruse, morën pjesë më aktive në vendosjen e instrumenteve të sanksioneve anti-ruse në Londër dhe kontribuan në rrahjen e pabazë të histerisë ruso-fobike në Britaninë e Madhe”,-thuhet në deklaratë./Opinion.al

Pas