Bota

Vritet udhëheqësi i katërt kryesor i ISIS



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:23 - 12/07/22 |
Opi Nion

Një nga katër udhëheqësit kryesorë të ISIS ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror me dron amerikan mëngjesin e kësaj të marte në Siri.

Mediat e huaja raportojnë se viktima e këtij sulmi, njëkohësisht dhe një nga krerët e lartë të Shtetit Islamik në Siri, është Maher al-Agal.

Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet i Al-Agal ishte gjithashtu në shënjestër, por nuk dihet me siguri nëse ai u vra apo mbeti i plagosur, thuhet në një deklaratë të komandës qendrore në SHBA, CENTCOM.

“Largimi i këtyre liderëve të ISIS-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer sulme në vazhdimësi”, tha kolonel Joe Buçino, zëdhënës i CENTCOM.

Thuhet se ky do të ishte sulmi i fundit kundër grupit terrorist në Siri.

Ndër të tjera,  sipas njoftimeve të ushtrisë amerikane thuhet se një udhëheqës  i  lartë i ISIS-it ende i paidentifikuar që prodhonte bomba u kap gjatë një bastisje muajin e kaluar.

Gjatë bastisjes nga forcat speciale amerikane në Sirinë veriperëndimore në muajin shkurt çoi në vdekjen e udhëheqësit të lartë të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al Qurayshi.

Lajmi për vrasjen e një prej katër udhëheqësve kryesorë të ISIS vjen përpara udhëtimit të presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu bëhet me dije se Biden do të shkojë në Izrael të mërkurën për të kryer një sërë takimesh dhe në Bregun Perëndimor përpara se të shkojë në Arabinë Saudite.

 

Pas