Kronikë

Greqi/ 3-vjeçari shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte pranë banesës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 12/07/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin e Kretës, ku një 3-vjeçar shqiptar humbi jetën gjatë kohës që po luante rreth pishinës.

Mediat greke bëjnë me dije se fëmija u mbyt në pishinë teksa i ati ishte duke punuar pranë banesës.

Sipas informacioneve, fëmija është nxjerrë pa ndjenja nga pishina pak kohë pasi kishte rënë brenda.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ndihma mjekësore, të cilët e kanë gjetur vogëlushin në gjendje kome dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Chanias.

Fatkeqësisht 3-vjeçari nuk arriti të mbijetonte edhe pas përpjekjeve të shumta të ekipit mjekësor. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Pas