Kryesore

Inceneratorët/ Manja: Diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, s’ka faj i shkreti



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:28 - 12/07/22 |
Opi Nion

Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta për inceneratorët, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se emrat që ka përmenduar Meta, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor.  Më tej, ministri thotë me ironi sediçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”, shkruan Manja në Facebook.

Më herët gjatë ditës, përmes një deklarate për media nga institucioni i Presidencës, kreu i shtetit tha se ditën e djeshme u zbulua dhe një rast tjetër skandaloz në lidhje me inceneratorët, ku transaksione prej 5 deri në 6 milionë euro ishin kryer në emër të një gruaje që ka ndërruar jetë 5 vite më parë.

Pas