BERGAMO (Itali) – Arben Vorfi, 29 vjeç person me precedentë penal është gjetur i vrarë në banesën e tij në Bergamo. Ka qenë miku i tij që ka njoftuar policinë për vrasjen e Vorfit me 3 plumba pistolete.
Dëshmia e një fqinje konfirmon se në orën 22.40 të natës së 18 nëntorit ka dëgjuar zhurmë të forta që vinin nga apartamenti i Vorfit.
Policia po heton në lidhje me konfliktet e tij të mëparshme, pasi kishte precendetë për trafik droge dhe vjedhje në Itali.