Aktualitet

Emërohet imami i xhamisë së ‘xhihadistëve’ në Mëzez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 19/11/15 |
b.f

TIRANE- Xhamia e Mëzezit në Tiranë, imami i vetëshpallur i së cilës përfundoi në pranga 12 muaj më parë, pasi predikonte nxitje të urrejtjes fetare, dhunës dhe luftës, tashmë ka një imam të njohur nga Komuniteti Musliman Shqiptar.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra zyrtarizoi veprimtarinë fetare në këtë objekt kulti, mbi të cilin u ngritën dyshime mbi burimet e financimit, por mbi të gjitha asaj çfarë predikohej gjate 5 vjetëve të veprimtarisë së saj.

“Ka çaluar pjesa e të paturit të një imami zyrtar që do të mbante përgjegjësi për çfarëdolloj shqetësimi që mund të vinte nga xhamia që ai shërben Por nga sot zyrtarizimi ngarkon me përgjegjësi imamin respektiv që sapo emëruam”, tha Gurra.

Myftiu i Tiranës thotë se pas zyrtarizimit të këtij objekti kulti, në Tiranë mbetet ende një xhami e palegalizuar, që është ajo e Unazës së Re. Zoti Gurra nuk përjashton që në këto objekte kulti jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman të predikohet nxitja e dhunës.

“Përsa kohë një objekt kulti mbetet pa qenë nën përgjegjësinë e një hoxhe zyrtar të lind e drejta të besojmë se mund të jemi dëshmitarë të gjithckaje që është në kundërshtim me vetë fenë, shtetin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare multireligjoze. Kemi qenë pjesë e një realiteti të dhimbshëm 12 muaj më parë”, vijon Gurra.

Myftiu i Tiranës dënon aktet e terrorizmit të ndodhura së fundmi ndërsa thotë se është detyrë e drejtuesve fetarë, veçanërisht atyre myslimanë, të predikojnë paqen dhe harmoninë fetare perms institucioneve fetare legale.

“Më ngarkon me përgjegjësi të dyfishtë prezenca me hierarkët e lartë në parij në janar 2015 ndaj sot cdo funksionar fetar më së shumti myslimanë ngarkohet me barrën dhe përgjegjësinë e dyfishtë për ruajtjen e stadit të lartë që është ngritur imazhi i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar pra harmonia religjoze”, thotë ai.

Pas sulmeve në Paris, Komuniteti Mysliman Shqiptar ngriti shqetësimin se disa xhami në qytete të ndryshme në Shqipëri ushtrojne aktivitetin jashten juridiksionit te komunitetiti musliman, duke mos patur informacion as mbi financimin as mbi predikimet brenda tyre. Një prej të cilëve ishte edhe xhamia e Mëzezit. /TCH/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas