Bota

Vrau partnerin e tij, arrestohet diplomati gjerman



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 07/08/22 |
Opi Nion

Një diplomat gjerman që punonte në Brazil u arrestua pasi dyshohet se kishte rrahur për vdekje burrin e tij prej 20 vitesh dhe më pas u përpoq të mbulonte krimin.

Uwe Herbert Hahn, i cili punon si konsull gjerman në Rio de Zhaneiro, akuzohet për vrasjen e burrit belg Walter Henri Maximilien Biot të shtunën, vetëm një javë para ditëlindjes së tij të 53-të.

Hahn dyshohet se u tha policëve se Biot vdiq aksidentalisht, pasi sipas tij, viktima kishte konsumuar shumë pije e më pas kishte pirë pilula gjumi, ç’ka bëri që ai të rrëzohej dhe të godiste kokën.

Por një raport mjeko-ligjor zbuloi se Biot  i gjetur në apartamentin e çiftit në plazhin Ipanema ishte rrahur brutalisht, thanë zyrtarët.

Nga raporti mjeko-ligjor rezultoi se trupi i Biot kishte lëndime në zona të ndryshme të trupit.

“Versioni i ngjarjeve të dhëna nga konsulli, se viktima vdiq aksidentalisht, është i papajtueshëm me përfundimet e raportit të mjekësisë ligjore,” tha oficerja Camila Lourenco e zonës së 14-të të policisë në Rio de Zhaneiro.

New York Post shkruan se Hahn akuzohet jo vetëm se ka gënjyer për mënyrën se si  partneri i tij vdiq, por edhe se ka tentuar të mbulojë skenën përpara se të mbërrinin policët.

Hahn nuk do të marrë imunitet diplomatik për shkak të ashpërsisë së akuzave kundër tij./Opinion.al

 

Pas