Kronikë

Vrau një person me thikë, lirohet disa ditë pas arrestimit vrasësi në Vlorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 24/07/22 |
Opi Nion

Është lënë i lirë nga gjykata e Vlorës 62-vjeçari Hair Breshanaj, i cili akuzohet se në vitin 1998 ka vrarë një person me thikë.

 “Në vijjm të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

62 vjeçari Breshanaj, prind i dy fëmijëve, prej rreth 15 vitesh banonte në fshatin Vrinë.  Prej disa vitesh ai shkonte në Greqi për të punuar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim 22 vite më parë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar atë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi për motive të dobëta ka vrarë me thikë Nustret Nanaj.

Policia e Sarandës, kishte disa ditë që survejonte lëvizjet e tij.  Pas informacionit se ku ndodhej 62 vjeçari Hair Breshanaj, policia e Komisariatit Sarandë në bashkëpunim edhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, vunë në zbatim operacionin  e koduar “Vrina”. Operacioni ka nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht, 62-vjeçari u kërkua në këmbë, pasi u mor vesh se i shumëkërkuari nuk ndodhej në banesë, u vu në lëvizje edhe droni për të zbuluar saktë vendndodhjen e Breshanaj.

Ai u kap në një mal afër lumit në kufi me Greqinë, ku ai merrej me kullotje të disa krerëve lopë. Mësohet se pas thirrjes së policisë se ishte i arrestuar nuk ka bërë fare rezistencë, ndërsa është dorëzuar menjëherë.

Pas