Aktualitet

Vrau me shkop babain, gjykata jep vendimin për 25-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 07/03/21 |
Opi Nion

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg, për Erdis Rapin, 25-vjeçarin i cili vrau me shkop babain dy ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Roskovec të Fierit, 25-vjeçari ka rrahur për vdekje me shkop babain e tij, 52-vjeçarin, Dhori Rapi pas një konflikti të çastit.

Goditja në kokë rezultoi fatale për 52-vjeçarin, Dhori Rapi, i cili ndërroi jetë në vend.

Lidhur me ngjarjen të afërmit janë shprehur për mediat se babë e bir vuanin nga shëndeti mendor, teksa kanë treguar se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike./Opinion.al

Pas