TIRANË- Kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë dy autorët e masakrës tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, pranë ish-ekspozitës. Vasiel Çavo dhe Sael Sulaj akuzohen për vrasjen e Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian. Gjatë seancës 20vjeçari, Sael Sulaj ka shprehur pendesë. Ai ka pranuar se kanë patur për qëllim të vrasin Elvis Gacajn, 39vjeçarin i cili i shpëtoi atentatit. Sipas 20 vjeçarit, Gaçaj i poshtëronte dhe i rrihte. Dy të rinjtë kanë pranuar gjithashtu se ishin shpërndarës droge dhe “mallin” e merrnin tek Gacaj. Gjykata i la në arrest me burg dy të rinjtë të cilët tentuan të vrasin Gacajn por në fakt u morën jetën dy personave të pafajshëm që udhëtonin në makinë me trafikantin e drogës.