Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj, në Peqin, ndërsa bëhet e ditur se shtetasi me inicialet A.B. është ekzekutuar në rrugë.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka bërë rrethimin e krehjen e zonës për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
“Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”-njofton policia./Opinion.al