Kronikë

Vrasja në Tiranë, viktima sot kishte seancën për divorcin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 04/06/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës. Mexhep Picari ka qëlluar disa herë me armë Kudret Saliajn i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij.

Bëhet me dije se Picari është futur në lokalin ku ndodhej Saliaj dhe e ka qëlluar me 5 plumba, nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës Adriatik Cama. Sipas informacioneve, Kudret Saliaj kishte sot në orën 12:00 seancën e radhës për çështjen e divorcit.

Padia për divorcin është paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020 dhe se deri më tani ishin zhvilluar katër seanca gjyqësore. Bëhet viktima dhe vajza e atorit të vrasjes ishin prindër të tre fëmijëve./Opinion.al

Pas