Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Bllok/Eltoni jepte para me fajde, i vëllai emigrant çonte paratë

2016/05/03 at 12:33 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Bllok/Eltoni jepte para me fajde, i vëllai emigrant çonte paratë

Elton Çiço, 35 vjeçari që u ekzekutua të dielën në zonën e bllokut në Tiranë, jepte para me fajde. Ndërsa i vëllai jeton jashtë vendit dhe dyshohet se dërgonte para të bëra nga trafiku i drogës.


Grabitja

Në Mars 2015 disa persona hynë në shtëpinë e Naim dhe Andoneta Çiços (prindërit e Eltonit), në Tepelenë, pasi kishin të dhëna se mund të ketë shumë para.

Djali i vogël i familjes, Eltoni, ishte një person i njohur për dhënie parash me fajde.

Burimi i këtyre parave nuk është arritur të zbulohej, por dyshimet kryesore për krijimin e pasurisë mendohet se është vëllai i tij, i cili jeton prej vitesh në Angli.

Gjithashtu, Eltoni ka qenë i skeduar nga ana e policisë, si një person që mund të merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Megjithatë, këto dyshime nuk u arritën të provoheshin asnjëherë nga ana e Policisë.

Në fillim të marsit 2015, pak kohë para vjedhjes së dhunshme në familjen Çiço, një drejtues punishteje duralumini nga Tepelena, por me banim në Tiranë, Ervis Imeri, kryen disa punime në banesën e të moshuarve. Duke qenë se volumi i punës ishte i madh, ai ka marrë si punëtor një person nga Laçi, Robert Rama.

Të paktën, kështu ua prezantoi pronarit të shtëpisë, Naim Çiço. Por në fakt, siç rezultoi nga hetimet për vjedhjen, tepelenasi Imeri dhe laçiani Rama po përgatisnin vjedhjen e banesës, pasi mendonin se aty kishte shumë para, nga ato që djali i familjes u jepte me fajde personave të interesuar.

Mbrëmjen e 31 Marsit 2015, Ervis Imeri gjendej në makinën e tij, pak metra larg shtëpisë së familjes Çiço, ndërkohë që Robert Rama dhe disa persona ende të paidentifikuar, bastisën me dhunë ambjentet e banesës. Pasi nuk gjetën atë që kërkonin, vjedhësit dhunuan rëndë fizikisht bashkëshortër Naim dhe Andoneta, të cilët përfunduan në spital.

Hasmëria

Në 11 qershor 2015, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, policia merr njoftimin që dy persona me motor kanë vrarë një djalë të ri. Nga verifikimet, rezultoi se viktima ishte laçiani Robert Rama. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, por deri në atë kohë nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij.

Një nga pistat e para të ngritura ishte hasmëria me familjen Çiço. Por provat nuk ishin të plota për të lidhur drejtëpërdrejtë autorët e vrasjes me Elton Çiçon.

Nga ana tjetër, viktima Rama ishte i dyshuar edhe për trafik lëndësh narkotike dhe vrasja e tij mund të lidhej edhe me ndonjë prishje pazaresh.

Pas një muaji, në Korrik 2015, në makinën e Ervis Imerit, përballë punishtes së tij në zonën e Kombinatit në Tiranë gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer. Paralel me hetimet për vendosjen e lëndës eksplozive, policia mori në dorë urdhërin e ndalimit të Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila dyshonte se Ervis Imeri ishte një prej autorëve të vjedhjes së dhunshme në Tepelenë. Ndërkohë, ende nuk është zbardhur autori i vendosjes së tritolit të pashpërthyer në makinën e Imerit, por dyshimet më të forta qëndrojnë mbi Elton Çiçon.

Policia vijonte hetimet për vrasjen dhe atentatin e dështuar ende, ngjarje ende pa autor, ndërkohë që në Dhjetor 2015, një tjetër shpërthim tritoli ndodh në mjetin e vëllait të të arrestuarit Ervis Imerit, shtetasit Elton Imeri.

Ky i fundit, një ushtarak pa probleme me ligjin, humbet njërën këmbë gjatë shpërthimin të makinës së tij në ecje, sërish në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Katër muaj më pas, mbrëmjen e 1 Majit 2016, Elvis Çiçon e vrasin në ambjentet  e lokal “De Niro” në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Ja kur do të vijnë ditët me diell

Ja kur do të vijnë ditët me diell

Aksident/ Plagosen rëndë dy persona në Shkodër

Aksident i rëndë, makina përplas dy nxënës 10 vjeçarë

Dua Lipa për herë të parë kopertinën e një reviste shqiptare

Dua Lipa për herë të parë kopertinën e një reviste shqiptare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}