Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Berisha: Përgjegjësi direkte e Bardhit dhe Ballës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 06/05/22 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat të kësaj të premteje akuzoi Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën si përgjegjësit direktë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Berisha akuzoi Bashën se urdhëroi që komisioni hetimor parlamentar që u ngrit për zgjedhjet të shuhej kur u kërkua hetimi i kësaj dosjeje. Berisha hodhi akuza edhe për prokuroren e dosjes.

|”Akoma më e turpshme, më i paimagjinueshme, është shuarja e komisionit të hetimit të zgjedhjeve. U krijua komisioni në fund të Tetorit, parlamentar, nuk ka ndodhur kurrë. A e dini ju kur u shua? Kur u kërkua që në axhendë të hetohet Elbasani, gjëja më normale. Ti e ke kundërshtar atë, por ato që janë, janë. Aty u derdh gjak, u vra një njeri.

Aty u gropos komisioni me urdhër të Bashës dhe ç’është e vërteta direkt përgjegjësi ka Gaz Bardhi dhe Taulant Balla, se ndodhi një vrasje aty, i cili ishte një militant i majtë po s’ishte kurrë për t’u vrarë. Askush s’duhet të vritet në Shqipëri. Dhe morën prokurorin që është një lloj Blerina Muçi në katror ose bis, këtë prokuror që gënjeu shqiptarët se nuk kishte materiale zgjedhore në makinën e militantit të Taulant Ballës, dhe që ato u gjetën. Këtë e prunë prokuror në SPAK. Dhe ra paqja midis tyre. Prandaj nuk ka ai asnjë tagër të flasë për këto gjëra”, u shpreh Sali Berisha.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë gjatë një përplasje me armë vitin e kaluar pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Pas