Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Xhuvanit/ “Dominuan miqtë e Grecës”, Dosja hetimore:Zyrtarët nuk reaguan

2022/06/28 at 4:44 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Xhuvanit/ “Dominuan miqtë e Grecës”, Dosja hetimore:Zyrtarët nuk reaguan

“Vrasja mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë”. Kështu thuhet në dosjen hetimore për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan.


Pas më shumë se një viti e 2 muaj hetime nga ngjarja e rëndë policia dha masën arrest shtëpie për dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë së qarkut, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, ndërsa u pezulluan nga detyra 6 oficerë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Referuar dinamikës së ngjarjes, dy nëndrejtorët e policisë mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj, i identifikuar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Policia nuk ndërhyri ne kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj, të cilët lëviznin me 3 automjete. Palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish efektivi special i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar.

“Nga ana e dy zv drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, thuhet në dosjen e siguruar nga news 24.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e policisë mund të reagonin në përputhje me situatën, duke përdorur dhe armën e zjarrit, që të ruanin jetën e qytetarëve.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjerë, përfshirë edhe një punonjëse policie, në Elbasan, ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit  2021.



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
Policia nxjerr videon, kujdes nga “dronët edukues” monitorojnë nga ajri shoferët

Policia nxjerr videon, kujdes nga “dronët edukues” monitorojnë nga ajri shoferët

Covid-19 në Shqipëri/ 2,670 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/1 viktimë, 550 të infektuar në 24 orët e fundit

Përgatitet për sulm të mundshëm?NATO shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë

Përgatitet për sulm të mundshëm?NATO shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}