Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/1 viktimë, 550 të infektuar në 24 orët e fundit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:11 - 28/06/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1537 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 550 qytetarë, në këto bashki:

340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 550

Të shëruar në 24 orë 210

Të shtruar në spitale 19

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1537

Testime totale 1,846,098

Raste pozitive 279,717

Raste të shëruara 274,054

Raste Aktive 2,164

Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,602

Vlorë 126

Fier 113

Durrës 86

Gjirokastër 67

Lezhë 49

Shkodër 46

Elbasan 36

Korçë 17

Berat 14

Dibër 6

Kukës 2

Pas