Aktualitet

Policia nxjerr videon, kujdes nga “dronët edukues” monitorojnë nga ajri shoferët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 28/06/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore ka informuar se vijojnë kontrollet nga ajri të bëra nga “dronët edukues”.

Kontrollet janë bërë në rrugët e kryeqytetit në lidhje me respektimin nga ana e drejtuesve të mjeteve, të përparësisë së këmbësorëve në vizat e bardha.

Pas evidentimit të shkelësve, informacionet i janë dhënë patrullës më të afërt e cila ka ndaluar mjetin dhe i ka komunikuar masën administrative.

“Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!

Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!”,-shkruan policia./Opinion.al

Pas