Aktualitet

Vrasja e Vilson Tafçiut te Astiri, gjykata dënon me 16 vjet burg autorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:38 - 23/03/21 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Noel Dishin, i akuzuar për vrasjen e Vilson Tafçiut. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2020 në zonën e Astirit.

Dishi, i njohur dhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u fajësua nga gjykata për veprat penale “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas gjykatës, bëhet me dije se vrasja ka ndodhur pas nje grindjeje të çastit, pasi të dy pretendonin shoqëri me të njëjten vajzë.

Theksohet gjithashtu se për shkak të gjykimit të shkurtuar, denimi është ulur në 10 vjet e 6 muaj burgim./Opinion.al

Pas