Bota

Vrasja e shkencëtarit, Ministri i Jashtëm iranian fajëson Izraelin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 27/11/20 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm iranian ka akuzuar Izraelin si të përfshirë në vrasjen e shkencëtarit iranian Mohsen Fakhrizadeh.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Mohammad Javad Zarif shkroi se:  Terroristët vranë një shkencëtar të shquar iranian sot. Ky akt prej frikacakësh, me indikacione serioze të rolit izraelit, tregon dëshpërimin për luftë të autorëve.

Edhe pse kjo është deklaratë e fortë, Ministri i Jashtëm nuk ka paraqitur asnjë provë.

Irani i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar  dhe veçanërisht BE që t’i japin fund standardeve të tyre të dyfishta të turpshme dhe të dënojnë këtë akt të terrorit shtetëror.”- ka thënë ndër të tjera Mohammad Javad Zarif

Ndërkaq, zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ende nuk ka mbajtur një qëndrim për vrasjen e shkencëtarit.

Kujtojmë që shkencëtari iranian Mohsen Fakhrizadeh i njohur si “babai i bombës iraniane” është vrarë ditën e premte në afërsi të Teheranit.

Pas