Kronikë

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 27/11/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Mazhe.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

Sipas informacioneve, i plagosuri është identifikuar si Besnik Masha, i cili është dërguar në spitalin Ushtarak, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./ Opinion.al

Pas