Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit Hoxha, Çuçi mbledh 12 drejtuesit e Policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 30/09/21 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mbledhur ditën e sotme 12 drejtuesit e Policisë nëpër qarqe pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha dy ditë më pare në Lezhë.

Lajmi bëhet me dije nga News24,  teksa theksohet se pas takimit për Saimir Hoxhën do të vendoset ylli në memorialin e 224 dëshmorëve policë të rënë në krye të detyrës në Shqipëri.

Kujtojmë se dje Saimir Hoxha u përcoll për në banesën e fundit dhe u shpall “Dëshmor i Atdheut” pasi dy ditë më parë gjatë një operacioni antidrogë në Kune Vain, Lezhë  u ekzekutua nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Nga ana tjetër edhe autori i vrasjes ka humbur jetën pasi tentoi vetëvrasjen me një plumb në kokë. Rama arriti të çohej me shenja jeta në spital por një ditë më vonë humbi jetën për shkak të plagëve të marra./Opinion.al

Pas