Aktualitet

Vrau nënkomisarin Hoxha, nëna tërheq nga morgu trupin e Aldi Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 30/09/21 |
Opi Nion

Trupi i pajetë i 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau nënkomisarin Saimri Hoxha është tërhequr nga morgu në Tiranë.

Bëhet me dije se 21-vjeçari do të varroset nesër në Durrës, teksa për ceremoninë mortore do të kujdeset e ëma.

Kujtojmë që një ditë më parë mediat raportuan se askush nga familjarët e viktimës 21-vjeçare nuk ishte paraqitur në morg për të tërhequr trupin.

Gjithashtu në media është publikuar edhe jeta e Aldi Ramës.  Ai u rrit nga prindër të divorcuar teksa dy ditë më parë vrau nënkomisarin Hoxha pasi ky i fundit i kërkoi në Kune Vain dokumentet e identifikimit. 21-vjeçari e qëlloi nënkomisarin, babain e dy fëmijëve në qafë dhe gjoks, teksa pas 4 orësh në arrati qëlloi dhe veten.

Edhe pse u bë e mundur që 21-vjeçari të çohej me shenja jete ai ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra./Opinion.al

Pas