Kryesore

Vrasja e Klodian Rashës, Basha: Rama heshti që të manipulohej ngjarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 15/12/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me vrasjen e 25-vjeçari Klodian Rasha nga efektivi i policisë pak ditë më parë.

Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama heshti për tre ditë që të manipulonte ngjarjen dhe të shfajësonte policin që qëlloi me armë për vdekje të riun.

Sipas Bashës, kryeministri largoi ministrin e Brendshëm , Sandër Lleshajn për të shpëtuar veten nga zemërimi i qytetarëve.

“Kthehet ditë për ditë te vendi i krimit, sic kthehen ata që janë bërë pjesë e krimit me neglizhencën dhe poshtërimin të gjakut të viktimës. Harroni pastaj avancimin drejt BE, të jetë për këtë njeri një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë do të kërcënohet integrimi në BE. 3 ditë heshtje se besonte se do të manipulonte këtë ngjarje, komunikatat e policisë nuk dalin pa firmën e Veliut. Zemërata qytetare, i gatshëm të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshaj. Tregon sa hipokrit është, sa peng është”,-tha Basha./Opinion.al

Pas