Kronikë

Vrasja e ish-policit, të dhënat hedhin dyshime për vrasës me pagesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 31/08/19 |
Al Do

Santiago Malko mund të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Të dhëna nga hetimet e kryera deri tani dëshmojnë për një atentat të menduar mirë për të lënë sa më pak gjurmë.

Burime nga grupi i hetimeve bëjnë të ditur se furgoni të cilin përdorën atentatorët ishte vjedhur para një viti në Lezhë dhe pronari i tij  e kishte denoncuar rastin në atë kohë. Targat e furgonit nuk i përkonin atij. Ato gjithashtu ishin vjedhur nga një tjetër automjet në Krujë.

Sipas hetuesve, në këtë ngjarje mendohet të kenë marrë pjesë të paktën tre persona, një që ka mbajtur nën vëzhgim viktimën, shoferi i furognit dhe personi që ka goditur me armë. Këto të dhëna si dhe e gjithë dinamika e ngjarjes duke përfshirë vendin e ekzekutimit, braktisjen dhe djegien e automjetit dëshmojnë për një vrasje të mirë menduar.

Grupi hetimor pohon gjithashtu se përveç dy ngjarjeve kriminale, sherrit me vëllezërit Lashi dhe asaj në ish-bllok, Malko është i përfshirë edhe në një ngjarje tjetër të kësaj natyre. Megjithatë burimet thonë vetëm që është një atentat në Durrës por tregohen të rezervuar në zbardhjen e më shumë detajeve. /Opinion.al

Pas