Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e gazetarit/CIA thellon ndarjet politike të SHBA me Arabinë Saudite

2018/11/19 at 9:16 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e gazetarit/CIA thellon ndarjet politike të SHBA me Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në dijeni të një kasete që tregon momentet e fundit të vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.


Presidenti Donald Trump, tha të dielën se ai nuk ka pranuar ta dëgjojë kasetën për shkak të dhunës dhe tmerrit që ajo përmban. Raporti i Shërbimeve amerikane të Inteligjencës pritet të publikohet të martën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka pranuar të dëgjojë një inçizim të momenteve të fundit të vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Në një intervistë për televizive kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ishte vënë në dijeni të rrethanave brutale të vrasjes përmes burimeve presidenciale. Presidenti Trump tha se në bisedat e shpeshta që ka pasur prej kohësh me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, atij i është thënë se princi nuk është i përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, një raport i papublikuar i CIA-s, tregoi të premten se Bin Salman ka qenë personi që urdhëroi vrasjen e gazetarit Khashoggi në Konsullatën saudite më 2 tetor.

Javën e kaluar, administrata amerikane ka vendosur sanksione ndaj 17 zyrtarëve sauditë për rolin e dyshuar në vrasje, por ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar masa më të ashpra, përfshirë reduktim të shitjes së armëve në Arabinë Saudite.

Pavarësisht njoftimeve se CIA mendon që urdhrin e vrasjes së Jamal Khashoggit e dha vetë princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, administrata amerikane po tregohet e kujdesshme në nxjerrjen e përfundimeve.

DASH thotë se qeveria nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar se kush janë përgjegjësit e kësaj vrasjeje. Raporti i Agjencisë Qendrore të Zbulimit që përfshinte qartazi princin Mohammed bin Salman, bie në kundërshtim me atë të Arabisë Saudite, prokurori i së cilës më herët e kishte shfajësuar krejtësisht udhëheqësin saudit.
CIA arriti në përfundimin se15 agjentë arabë shkuan me një avion të qeverisë saudite në Stamboll dhe vranë Khashoggin në konsullatën saudite.

Lidhjet ekonomike të SHBA-së dhe Saudit komplikojnë diplomacinë!

Rrjeti i lidhjeve ekonomike mes SHBA dhe Arabisë Saudite është aq kompleks saqë mund të komplikojë diplomacinë në kohë të trazirave.

Megjithatë, Trump mund të zgjedhë ta pranojë këtë tregim të dyshimtë. Ai po i llogarit Sauditët që të mbajnë çmimet e naftës të qëndrueshme muajin e ardhshëm duke ruajtur furnizimin global, pasi Amerika godet Iranin, armikun e tyre të përbashkët, me sanksione të reja që synojnë të presin eksportet e saj të naftës.
Ai e sheh gjithashtu mbretërinë si një treg të rëndësishëm për prodhuesit e armëve amerikane. Z. Trump ende diskutohet për një marrëveshje $110bn të armëve që bëri vitin e kaluar. Ky numër është i fryrë, por ai duket se e beson dhe është i gatshëm të rrezikojë marrëveshjet e ardhshme. Rusia është mbështësi në sfond

Presidenti Trump i ka rezistuar thirrjeve për të pakësuar shitjet e armëve në Arabinë Saudite. Presidenti ka kërkuar lidhje më të ngushta me Arabinë Saudite për të luftuar ndikimin iranian në Lindjen e Mesme, si dhe për të rritur marrëveshjet e tregtisë së armëve midis Uashingtonit dhe Rijadit.

Pershtatur per opinion.al/ wsj.com

Etiketa: jamal khashoggimarredheniet me arabine sauditetrump


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Rishfaqet aktori/Shihni sa ka ndryshuar ‘Sandër Mafishja’ i Pallatit 176

Rishfaqet aktori/Shihni sa ka ndryshuar 'Sandër Mafishja' i Pallatit 176

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar Sulejman Dibra

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar Sulejman Dibra

Berisha flet me emra: Xhafaj kërkoi ‘të kafshojë’ 3 ministra ndaj u largua

Berisha flet me emra: Xhafaj kërkoi 'të kafshojë' 3 ministra ndaj u largua
















TE FUNDIT

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike
4 Qershor, 2025

Zyrtarisht në sezonin turistik veror, por dhe kjo kohë ka vështirësitë e saj lidhur me trafikun rrugor. Fadil Likaj, ekspert...

Lexo më shumë

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
4 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar para gazetarëve propozimin e delegacionit ukrainas në takimin me negociatorët rusë. Zelensky u...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
4 Qershor, 2025

Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm...

Lexo më shumë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
4 Qershor, 2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com