Aktualitet

Vrasja e Enton Nikajt në Dajt, gjykata dënon 16 vite burg Emiljano Tashon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:04 - 04/05/16 |
b.f

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg, Emiljano Tashon, i cili është dhe i akuzuari kryersor për vrasjen e Enton Nikjat disa muaj më parë në Dajt.

Sakaq, gjykata rrëzoi prokurorisë, për dënimin e katër të akuzuarve për vrasje në bashkëpunim të Nikajt, ngjarje e ndodhur në një lokal në Linzë më 11 nëntor të vitit të kaluar.

Organi i akuzës kishte kërkuar që katër të akuzuarit të dënoheshin me mbi 20 vjet burg si autorë të vrasjes, por Gjykata ka dënuar vetëm atë që ka shkrepur armën me akuzën e vrasjes. Ndërkohë Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani u dënuan me nga 1 vit. Po ashtu, ish-oficeri i Policisë, Mirsad Kuçana u dënua me 1 vit e katër muaj, ndërsa Erjon Biraci me 2 vjet për përkrahje të autorit të krimit./BW

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas