Rajoni

Vrasja e Edmond Llangozit në Athinë, flasin djemtë:Vrasësit janë shqiptarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:59 - 13/01/21 |
Semiljana Azizi

Dy vëllezërit e mbijetuar nga masakra, e cila u zhvillua në Greqi pak ditë më parë kanë dhënë dëshminë e tyre para policisë.

Media greke bëjnë me dije se të rinjt kanë komunikuar për policinë se “vrasësit janë shqiptarë”. Kujtojmë që nga masakra ka mbetur i vrarë babai, Edmond Llangozi, i cili u doli para plumbave për të mbrojtur dy djemtë e tij.

Ndërkaq, Anxhelo dhe Mihal Llangozi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk e kanë kaluar rrezikun.

Nga zjarri që hapën autorët mbeti i plagosur edhe një punonjës i lokalit në Athinë./Opinion.al

Pas