Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e biznesmenit Rakip Roli në Laç, Gjykata e Apelit merr vendimin për Klaudio Gjexhaj dhe Llej Lika 

2024/11/26 at 11:58 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e biznesmenit Rakip Roli në Laç, Gjykata e Apelit merr vendimin për Klaudio Gjexhaj dhe Llej Lika 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 27 vite burg Llej Lika dhe 20 vite burg për Klaudio Gjexhaj, të cilët akuzohen se janë autorë të vrasjes së Rakip Rolit. 


“Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: 

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, prokuroria e shkallës së parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal të vitit 2021, i cili lidhet me ngjarjen e datës 10.12.2021, ku në lagjen nr. 5, Sanxhak, Laç, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, është vrarë me armë zjarri i ndjeri shtetasi me iniciale R. R. Viktima ka qënë duke qarkulluar me automjetin e tij, sipas drejtimit nga Sanxhaku për në Mamurras, ai është qëlluar kur ndodhej i vetëm brenda automjetit. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale Ll. L dhe K. Gj (B). 

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, është zhvilluar gjykimi i çështjes penale ndaj: 

të pandehurit me iniciale Ll. L, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim për hakmarrje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 – 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. 

të pandehurit me iniciale K. Gj (B), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim për hakmarrje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/2 – 25 i Kodit Penal. 

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 196, datë 29.04.2024, ka vendosur: 

Deklarimin fajtor të pandehurit  L për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/1 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon me 25 (njëzet e pesë) vite burgim. 

Deklarimin fajtor të pandehurit  L për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon me 7 (shtatë) vite burgim. 

Në bashkim të dënimeve, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri Ll. L dënohet me një dënim të vetëm prej 27 (njëzet e shtatë) vite burgim. 

Deklarimin fajtor të pandehurit  Gj (B) për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/1 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon me 20 (njëzet) vite burgim. 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehurit me iniciale Ll. L, i cili kërkoi : 

-Ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë në bazë të nenit 428, germa “b” të Kodit të Procedurës Penale, deklarimin fajtor të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me minimumin që parashikon kjo dispozitë për këtë vepër penale. 

– Lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, në bazë të nenit 428, germa “b” të Kodit të Procedurës Penale, për sa i përket veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe ndryshimin e tij për masën e dënimit të caktuar nga gjykata, duke e dënuar atë me minimumin e dënimit të parashikuar nga ligji dhe në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një mase dënimi sa më të lehtë. 

– Rregullimin e pasojave të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke pranuar kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar dhe përfundimisht duke ulur një të tretën e dënimit me burgim për veprat penale për të cilat ky i pandehur do të deklarohet fajtor. 

Si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K. Gj (B), i cili kërkoi prishjen e vendimit, duke e deklaruar të pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës penale në ‘Moskallëzim krimi”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit penal, dënimin në bazë të kësaj dispozite dhe aplikimin e nenit 406/1 të Kodit Procedurës penale. 

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe z. Genti Shala, vendosi: 

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 196, datë 29.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”,-thuhet në vendimin e Apelit. 



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Lufta kundër drogës, Ilir Proda: Tendencë për kultivim në shtëpitë e barit 

Lufta kundër drogës, Ilir Proda: Tendencë për kultivim në shtëpitë e barit 

Opinion – 1 apo 2 thika në rastin e 14-vjeçarit  (25 Nëntor 2024) 

Opinion - 1 apo 2 thika në rastin e 14-vjeçarit  (25 Nëntor 2024) 

“Partizani”, SPAK administron kundërshtimet e Berishës 

Emrat/ Goditja e grupit kriminal, SPAK tregon rolet e 21 personave për të cilët u lëshuan masat e sigurisë 
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com