Kronikë

Vrasja e Andi Zylyfit, 10 të shoqëruar nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 14/12/19 |
xhu lia

Mbrëmjen e së premtes u ekzekutua 26-vjeçari Andi Zylyfi dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi. Ndonëse policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët, ka shoqëruar 10 persona për t’i marrë në pyetje lidhur me vrasjen. Bëhet e ditur se pista kryesore e hetimit, lidhet me hakmarrjen.

Në në të njëjtin aks rrugor një vit më parë është ekzekutuar kushëriri i tij i parë i Zylyfit, Endrit Alibej, së bashku me dajën e tij Arben Dylgjeri, si dhe me një shtetas turk. Sipas hetuesve ky  atentat ka lidhje pikërisht me këtë ngjarje  ndaj  dhe hetimet  janë përqendruar në këtë pistë.

Bëbet e ditur se aksioni I policisë ka  vijuar për gjatë gjithë natës dhe janë kontrolluar ambientet ku mund të fshihen autorët. Gjithashtu gjatë mesnatës në Elbasan ka shkuar dhe Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ndërkohë i plagosuri Ardit Uruçi, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e  Elbasanit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Pas