Kronikë

Vrasja e 68-vjeçarit në Shkodër, kush është personi i plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 03/06/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Merkata e Rusit” në lagjen “Partizani”të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 68-vjeçari Naim Bajri.

Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, Bajri ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe së bashku me 58-vjeçarin Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se  58-vjeçari ishte punëtor i viktimës. Dyshohet se dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri 10 herë në drejtim të Bajrit nga një makinë në lëvizje.

Pas atentatit, në livadh, në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Ndërkohë, Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas