Kronikë

Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik, i riu shqiptar kërkon të dorëzohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:32 - 10/02/22 |
Opi Nion

Disa ditë pas vrasjes së Alkis Kampanos në Selanik, 20-vjeçari Roxhers Demirazi ka kërkuar nga arratia që të dorëzohet tek drejtësia.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij grek, duke thënë se ai e ka kontaktuar për tu dorëzuar. Demirazi ka mundur të arratiset drejt Shqipërisë pas vrasjes së 19-vjeçarit.

Sipas avokates Anthoula Anasoglou, 20-vjeçari ka kontaktuar me një avokat dhe ka shprehur synimin për t’u dorëzuar sot ose nesër për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos.

“Dje (e mërkurë) pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe shqiptari i përfshirë në këtë rast dhe që ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër”, tha zonja Anasoglou.

Një nga të dyshuarit kryesorë për krimin, shoku dhe bashkëpunëtori i shqiptarit tjetër të arrestuar tashmë në Greqi, mundi të kalojë kufirin pa u vënë re për krimin e bërë.

Mësohet se është tifoz i një skuadre PAOK nga Selaniku dhe madje fanatik, siç dëshmojnë edhe fotot që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

Pas