Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 09/06/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu në vendin tonë, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat jugore dhe juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./ Opinion.al

Pas